Profili i kompanise

Shoqeria e  ndertimit “Almo Konstruksion” Sh.p.k. eshte themeluar sipas vendimit te Gjykates Nr.14381 date 28. 03. 1996 me qender ne qytetin e Shkodres. Aktualisht me seli ne Tirane sipas vendimit Nr.6821 date 13.07.1999.

Gjate periudhes qe nga krijimi e deri tani shoqeria “Almo Konstruksion” Sh.p.k. ka kryer ne sipermarje punime te ndryshme pothuajse ne te gjithe sferen e ndertimit, si ura me hapsira te ndryshme me HD 6-24 ml dhe me disa H/drite, ndertim dhe rikonstruksion rrugesh, riveshje asfaltike, mbikalime te ndryshme metalike me HD 21-30 ml, ujesjellesa e kanalizime, rikonstruksione ne objekte socialkulturore, si shkolla, qendra shendetesore, spitale, godina banimi shumekateshe, vila etj.

Ne te gjitha sipermarjet shoqeria ka kryer punime me cilesi te mire sipas KTZ dhe brenda afateve te percaktuara ne kontrate.

Sot shoqeria ka nje personel inxhinjero-teknik te pergatitur dhe me nje pervoje pune mbi 30 vjecare, gjithashtu shoqeria disponon mjete e makineri si dhe burime financiare te mjaftueshme per te perballuar cdo sipermarje qe mund te marre shoqeria.

Aktiviteti kryesor i shoqërisë ALMO KONSTRUKSION Sh.p.k është në fushën e ndërtimit të infrastrukturës. ALMO KONSTRUKSION sh.p.k. ka filluar aktivitetin në vitin 1996 dhe gjatë kësaj periudhe ka përmbyllur me sukses kontrata të natyrave të ndryshme kryesisht në:

Ndertim, rikonstruksion dhe mirembajtje rrugesh

Ndertim dhe rikonstruksion objekte civile

Ndertim ura dhe mbikalime

Punime Ujesjellesi dhe kanalizimesh

Shoqëria ALMO KONSTRUKSION Sh.p.k ka në pronësi të saj më shumë se 40, mjete dhe makineri të cilat bëjnë të mundur realizimin me sukses të projekteve në fushën e ndërtimit.

Gjatë aktivitetit të saj disa vjecar ALMO KONSTRUKSION Sh.p.k ka ndërtuar mbi 200 km rrugë urbane dhe interurbane, ura dhe mbikalime të hapësirave të ndryshme, dhe xhiro mbi 30 milion Euro në fushën e infrastrukturës.